Kontratë për mbrotjen e marrëveshjes për shërbimet e ofruara nga HostingSHQIP

Neni 1
Të gjitha shërbimet i kanë çmimet e tyre aktuale në web faqet tona asnjë  veprim nuk realizohet për shumat e dërguara më pak se çmimet e cekura dhe anasjelltas.

Neni 2
Në asnjë rast nuk lejohen përmbajtjet për të rritur në serverët dhe rrjetat e HostingSHQIP. Të gjitha fotografitë, videot dhe vegëzat e dedikuar për të rritur, përmbajtjet e shkruara dhe të ngjashme janë në mënyrë rigoroze të ndaluara.

Neni 3
Të gjitha përdorimet interkative të webit në mënyrë rigoroze ndalohen në serverët e HostingSHQIP. Kjo përfshinë por nuk kufizohet në përdorimet e chatit të shkruara në PHP, Perl, Python, Ruby etj. Çdo përdorim i webit i cili paraqet “kohë reale” të bisedës nuk është i ndaluar.

Neni 4
Proceset e kërkuara nga serveri i webit, Croni, Shell ose ndonjë metodë tjetër nuk mund ti tejkalojë kufizimet e mëposhtme:
Të konsumojnë më tepër se 16 mb të Ram-it.
Të përdorë për më shpejtë se 15 sekonda të kohës CPU.
Numri i dokumenteve të hapura nuk duhet të jetë më i madh se 64.
Të formojë mbeturina themelore.
Numri i proceseve simultane nuk duhet të jetë më i madh se 5.
Nëse ju kërkoni një shërbim me performance të dedikuara për faqen tuaj na kontaktoni dhe na informoni për kërkesën tuaj.

Neni 5
Të gjithë përdoruesit janë të kufizuar në 15 konkurrentë të lidhjeve Mysql.
Secila databazë është e kufizuar në 2 GB të hapësirës së diskut.
Seria e databazave nuk duhet ti tejkalojë 3000 për orë.
Ndryshimet e databazave (inserti, freskimi, fshirja) nuk duhet të tejkalojë 1000 radhë për një minutë.
Serverët e databazave nuk duhet të përdoren si zgjedhje të hostingut. Lejimi i databazave mund të bëhet për web sajtet e hostuar nga HostingSHQIP.
Akceset e largëta të databazave shërbejnë vetëm për qëllime administrative.

Neni 6
Asnjë klient nuk mund të publikojë materiale ilegale në websajtin e tyre pra websajtet si Warez, Crack ofrues, Muzika falas, Proxy web, Phishing Scam, etj., reptësisht ndalohen.

Neni 7
Secili klient i cili dëshiron të publikojë ndonjë album muzike ose ndonjë aplikacion të realizuar për të cilin posedojnë lejen komerciale për veprimin e tillë mund të na informojnë, përndryshe llogaria e hostingut të tyre shuhet nga ana e stafit tonë për një kohë prej një javë (7 ditë) ku pritet se mbrenda një jave klienti të argumentohet pas një jave websajti shuhet përgjithmonë dhe largohet nga serveri ynë poashtu edhe klienti nuk do të ketë më mundësi të blejë ndonjë shërbim nga kompania jonë.

Neni 8
Secili klient ka mundësi të posedojë nga një mailing list me sistemin apostafat të abonimit për pranimin e emailave nga web sajti I caktuar, pra asnjë klient nuk lejohet të realizojë një dërgim masiv të emailave nga hosti i tyre me ndonjë mënyrë tjetër pos asaj të lartëpërmendur përndryshe llogaria juaj shuhet përgjithmonë pa diskutim të mëtutjeshëm.

Neni 9
Secili klient mund të kërkojë shkëputjen nga serveri ynë kun e u dorëzojmë domainin fatkeqësisht shuma e paguar për porosinë nuk u kthehet.

Neni 10
Mos harmonizimi i plotë me këto kushte është bazë për suspendim të llogarisë dhe / ose mbyllje (me kompenzim ose pa të që ka të bëjë me rregullat e HostingSHQIP). Të gjitha llogaritë dhe / Serverët e përmbajtur brenda rrjetit të HostingSHQIP duhet të mbështeten nga politikat e mësipërme. Ne rezervojmë të drejtën për ta bartur çdo llogari pa paralajmërim paraprak. Nëse ne e mbyllim llogarinë e juaj për shkak të shkeljes së politikave të caktuara, nuk ka kthim të mjeteve për paradhëniet e kryera.