Në këtë panel kanë të drejtën e kyçjes vetëm klientët tanë, pra ata të cilët posedojnë ndonjë shërbim nga kompania jonë.
Kush jemi ne?
Ne jemi një kompani e formuar me një staf të specializuar për punë me hostingje, përvoja jonë është 3 vjeçare, stafi ynë ka njohuri dhe mundësi të ofrojë të gjitha shërbimet e cekura në këtë webfaqe. Poashtu stafi ynë u qëndron ballë së bashku me ju të gjitha problemeve që i nënshtrohemi.
Siguria e garantuar
Pretendojmë se hostingu juaj tek ne do të jetë vendi i duhur ku do tu drejtoheni në rastëse cilësia kryesore e kërkuar do të jetë siguria. Me një rrjet prej 100 MB/s dhe me Firewall nga Cisco web faqja juaj pothuajse bëhet i pashuajtur. Meqenëse siguria është shtylla kryesore e shërbimeve tona. Ne ofrojmë Hosting me një teknologji të avancuar. Si të Avancuar ? Serverët tanë qëndrojnë në 7 qendra botërore të cilat janë : Berkshire (Britania e madhe), California (SHBA), Illinois (SHBA), New York (SHBA), Singapore (Azia), Texas(SHBA) dhe Washington D.C(SHBA). Pra gjatë porosisë ju keni mundësinë të zgjedhni se ku dëshironi të vendoset llogaria juaj dhe mos harroni se 2 herë brenda kontratës 1 vjeçare keni mundësinë për migrimin e llogarisë tuaj nga një qendër në tjetrën.
- Paisjet në Datacenter: Sigurim fizik, superkompjuterë të pashuajtur, sisteme furnizimi me energji elektrike, sistem i mbrojtjes nga zjari dhe klimatizim maksimal.
- Niveli i rrjetit: 24/7 monitorim, breze të pashtershme të transferit, një rrjet aq i shpejtë sa që ne vendosim dhe zhvendosim ndonjë klient nga ndonjë qendër kurdo që dëshirojmë me një shpejtësi tepër të madhe.
- Ruajtja e të dhënave: rezervimi i të dhënave realizohet çdo ditë të muajit. Rezervimi i të dhënave realizohet gradualisht me renditje alfabetike ku të gjitha të dhënat do të jenë në arkivat 1 mujore të zyres sonë, rezervimet ripërtrihen çdo muaj ku nënkuptohet se ato të muajit të kaluar shkatërrohen, kjo vepër realizohet për arsye të mos humbjes së të dhënave. Kjo mundësi do tu ofrohet gjatë realizimit të porosisë ku ju mund edhe të mos e përdorni këtë metodë.
Teknologjia jonë
Ne përdorim teknologjinë aktuale të cilën pothuajse të gjithë kompanitë botrore të cilët ofrojnë hostingje e praktikojnë. Serverët tanë gjinden jashtë kombit poashtu janë në mbikqyrje fizike të teknikëve të shteteve të jashtme ne tek serverët tanë kemi çasje të drejtpërdrejtë 24 orë në ditë.
Legaliteti i punës
Ne nuk ju mashtrojmë me gjeste të palakmueshme si kërkimi i një shume të caktuar për domainin në rastëse dëshironi të shkëputeni nga kompania jonë ose të posedojmë server ilegal me përmbajtje ilegale, jo asesi këto veprime nuk tolerohen tek ne. Ne i përkushtohemi maksimalisht kontratës, prej klientëve kërkojmë ti përmbahen asaj asgjë tjetër . Për të vështruar kontratën tonë klikoni këtu.
Copyright © 2006-2009. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Zyrja jonë: